Në mbarim të audiencës së përgjithshme të së mërkurës, Papa Françesku përshëndeti
në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, kardinalin Ruben Salazar Gomez, kryeipeshkëv
i Bogotàs. Gjatë këtij takimi, Ati i Shenjtë Bergoglio i uroi publikisht punë të mbarë
kardinalit Salazar, i cili këtyre ditëve është zgjedhur president i ri i Këshillit
të Konferencave Ipeshkëvnore të Amerikës Latine, një organizëm të cilin Papa Jorge
Mario Bergoglio e ka posaçërisht për zemër.
Ndërsa sot, Papa Françesku priti në audiencë prefektin e Kongregatës së Vatikanit
për ungjillëzimin e popujve, kardinalin Fernando Filoni.
All the contents on this site are copyrighted ©. |