2015-05-21 15:10:00

Negociatat për Jemen më 28 maj në Gjenevë


Në Gjenevë, duke u nisur nga 28 maji i ardhshëm, do të mbahet një takim i ri i bisedimeve për arritur deri te një proces i ri i tranzicionit politik në Jemen. Kështu njoftoi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon. Sipas Kombeve të Bashkuara, janë 1.850 persona që kanë humbur jetën që nga 26 marsi, kur filluan sulmet ajrore të koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia saudite kundër milicianëve shiitë Houthi e me kërkesën e presidentit Mansour Hadi.








All the contents on this site are copyrighted ©.