2015-05-20 12:47:00

Françesku: persekutimi i të krishterëve është krim


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa Françesku foli përsëri  për persekutimet kundër të krishterëve, duke kujtuar propozimin e Konferencës Episkopale Italiane që dioqezat të luten me rastin e Mbrëmësores së Rrëshajëve për vëllezërit e motrat e shumta, theksoi Papa, që  detyrohen të marrin rrugët e mërgimit ose vriten vetëm e vetëm sepse janë të krishterë: “Janë martirë! Uroj që ky çast lutjeje të thellojë vetëdijen se liria fetare është  e drejtë njerëzore e padhunueshme, t’i sensibilizojë të gjithë për dramën e të krishterëve të persekutuar në kohën tonë e të ndihmojë që t’i jepet fund këtij krimi të palejueshëm”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.