2015-05-18 12:09:00

Poupard: Papa nuk ka qëllime tjera, mbron të varfrit


“Kanonizimi i katër motrave rregulltare që ndodhi të dielën, e në mënyrë të veçantë të dy motrave të Palestinës, ka një domethënie të rëndësishme jo etëm për Kishën katolike e bashkësinë e saj fetare, por edhe për mbarë shoqërinë e në mënyrë të veçantë për popullsitë mesdhetare”. Kështu pohon në gazetën italian La Repubblica kardinali Paul Poupard, ish president i Këshillit Papnor për Kulturën.
“Diplomacia e vënë në fushë nga Papa Françesku – shpjegon kardinali Poupard – ndjek atë të paraardhësve të tij, nga Benedikti XVI deri te Gjon Pali II, e tenton përherë e vetëm arritjen e paqes, zgjidhjen e konflikteve, synon vetëm të mirën e përbashkët. Nuk ekzistojnë qëllime tjera. Dhe është mirë – nënvizon kardinali Poupard – që palët e interesuara ta kenë parasysh këtë aspekt”.








All the contents on this site are copyrighted ©.