2015-05-18 12:31:00

Lutje Zojës, në majin e Saj


“O Zojë, Ti që je Mbretëresha e botës, të lutemi të na duash me gjithë shpirt. Sot, më shumë se kurrë kemi nevojë për dashurinë tënde. Toka, që e shkele ti vetë, është e mbushur me trishtim, varfëri, mëri, luftë, dhunë, frikë për të sotmen e për të nesërmen.

Mbroji ata që, të tronditur nga vështirësitë e jetës a të ligështuar nga vuajtjet, i lëshon zemra e pushtohen nga dëshpërimi.

Shndriti ata, që nuk i do askush, sepse nuk dinë të duan. Jepu dashuri, nga dashuria jote.

Ngushëlloji ata, që janë shkëputur nga shokë e miq, sepse vdekja u ka trokitur para kohe tek porta a pse kanë humbur aftësinë ta kuptojnë njëri- tjetrin, duke e ndjerë veten thellësisht të vetmuar.

Pajtoji njerëzit, që qajnë bijtë e humbur, bijtë e paudhë, bijtë e papnunë, të pafat, të mjerë.

Mëshirë, o Zojë, për prindërit, që nuk janë në gjendje të çojnë në shtëpi bukën e përditshme. Jepu zemër të fortë, që të mund ta përballojnë jetën  e  durim, që të mund të presin ditë më të mira.

Duaji ata, që Zoti u ka dhënë hijeshi e ndjenja fisnike, që të mos i shpërdorojnë këto dhanti për punë të kota, por t’i venë në shërbim të lumturisë së njerëzve, të cilët nuk i gëzojnë këto të mira.

Dueji, o Zojë, edhe të gjithë ata, që nuk na duan! 








All the contents on this site are copyrighted ©.