2015-05-06 11:08:00

Raul Castro te Papa të dielën paradite


Të dielën më 10 maj, para dite, Papa Françesku do të takojë në formë private Presidentin e Republikës së Kubës, Raul Castro Ruiz. Takimi do të mbahet në Studion e Papës pranë Sallës së Palit VI në Vatikan. Kështu pohon drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi. Siç dimë – nënvizoi zëdhënësi i Vatikanit – Presidenti Castro ka falënderuar publikisht Papën për rolin e tij që pati në afrimin  ndërmjet Kubës e SHBA-së e Papa do të shkojë për vizitë në Ishullin karaibik në shtator para se të kalon në SHBA-së.








All the contents on this site are copyrighted ©.