2015-05-06 12:55:00

Papa: njerëzimi të promovojë paqen, duke mësuar nga gabimet e Luftës Botërore


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, e në atmosferën e kremtimeve për 70-vjetorin e përfundimit të Luftës II Botërore, Papa bëri thirrje:

“Këto ditë do të përkujtohet në disa kryeqytete 70-vjetori i fundit së Luftës II Botërore në Evropë. Me këtë rast ia besoj Zotit, me ndërmjetësimin e Marisë, Mbretëreshë e Paqes, urimin që shoqëria njerëzore të mësojë nga gabimet e së kaluarës e që, përballë konflikteve aktuale, të cilat po i torturojnë disa zona të botës, të gjithë përgjegjësit civilë të angazhohen në kërkimin e së mirës së përbashkët e në mbrojtjen e kulturës së paqes”.   








All the contents on this site are copyrighted ©.