2015-05-05 14:34:00

Sulmi në Dallas: Isis kërcënon për sulme të reja në SHBA-të


Isis mori përsipër sulmin kundër konkursit me karikaturat e profetit Muhamet në Dallas, duke premtuar atentate të tjera në të ardhmen. “Amerikë, ajo që po mbërrin do të jetë më e dhimbshme e më e hidhur e, do ta shihni si do t’ju godasin ushtarët e Kalifatit”. Pas tweet-it të djeshëm të një anëtari të grupit terrorist, një deklaratë audio u transmetua nga radioja e Isis “Al Bayan”, sipas së cilës kanë qenë dy ushtarë të Kalifatit ata, që kanë kryer sulmin. Kujtojmë se dy atentatorët u vranë. Njëri prej tyre ishte amerikan, quhej Elton Simpson e dëshironte të bashkohej me shebaabët somalezë. Kujtojmë edhe se bashkësia lokale e kishte kundërshtuar konkursin, ku morën pjesë 350 vetë, sepse “frymëzonte urrejtjen” kundër myslimanëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.