2015-05-04 14:07:00

Papa Françesku ipeshkvijve të Kongos: impenjim për pajtimin e popullit


Formimi i meshtarëve dhe i laikëve, mbështetja e refugjatëve, baritoria familjare: këto, disa nga temat kryesore, që preku Françesku në fjalimin drejtuar ipeshkvijve të Kongos, të cilët i priti për “vizitë ad Limina”. Papa e ftoi Kishën vendase të impenjohet për t’i pajtuar zemrat e kongolezëve,   të përçarë për shkak të dhunës, që e tronditi thellësisht vendin në vitet ’90.

Dhunë. E vazhdueshme. Që la pas shenja të dukshme plagësh të pambyllura. Kështu i kujtoi Françesku pasojat ende të prekshme në shoqërinë e Kongos, pas dhunës tronditëse të viteve ’90.

Prej këndej, u kërkoi prelatëve:

Kisha t’i pajtojë e t’i afrojë bashkësitë;

laikët të luajnë një rol të dorës së parë në mbrojtjen e familjes;

ipeshkvijtë të jenë të lirë për ushtrimin e misionit të tyre;

të forcohet bashkimi kishtar ndërmjet Kishave të veçanta.  

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.