2015-04-29 15:28:00

Më 3 maj Papa do të vizitojë famullinë e Shën Marisë, Mbretëreshë e Paqes, në Ostia.


Të diel, më 3 maj, Papa do të vizitojë bashkësinë e Ostia Levante. Do të arrijë rreth orës 16.00 e do të takohet menjëherë me realitetet e ndryshme baritore të famullisë. Pasi të rrëfejë katër besimtarë, do të kryesojë Meshën rreth orës 18.00. Në pritje të Papës, famullia tashmë është në festë. Besimtarët e presin me entuziazëm të madh, pohon famullitari, të sigurt se Françesku do t’i flasë zemrës së secilit prej nesh.








All the contents on this site are copyrighted ©.