2015-04-28 16:19:00

Papa emëron kardinalin Mamberti president të komisionit të avokatëve


Papa Françesku ka emëruar kardinalin Dominique Mamberti president të komisionit për avokatët. Kështu njofton një komunikatë e Vatikanit. Kard. Mamberti, ish Sekretar i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet, aktualisht është prefekt i Gjykatës së Lartë të Sinjaturës apostolike, post të cilit tani i shtohet edhe detyra e re.
 Kujtojmë se Sinjatura Apostolike, që është Gjykata e lartë kishtare e Kuries Romake, e themeluar në vitin 1909 nga Papa Piu X, e ka zanafillën në traditën tejet të lashtë kishtare, që flet për Selinë e Shenjtë si pik referimi për çështje të diskutueshme e gjyqësore, së cilës i drejtoheshin për të marrë mendime, vendime, për të nxjerr falje e hire të veçanta, si dhe për të apeluar për çështje të ndryshme gjyqësore. E meqenëse kërkesat e lutjet pas shqyrtimit, propozimin e këshillit i prezantoheshin Papës për të firmosur (latinisht signare) përgjigjen, emërtimi i dikasterit segnatura rrjedh pikërisht nga firma (signare) papnore. Ky dikaster ndahej në sinjaturën e hirit dhe sinjaturën e drejtësisë. Me kodin aktual të së drejtës kanonike kishtare Sinjatura antike pjesërisht qe hequr, pjesërisht qe ndryshuar, kështu që tani, edhe në reformën e dokumenteve të Koncilit të Dytë të Vatikanit, mund të quhet gjykatë krejtësisht e re. Signatura përbëhet nga disa kardinaj të zgjedhur nga Papa, njëri prej tyre ka titullin e prefektit, siç përmendem aktualisht është kardinali Mamberti, një noter, zyrtarë dhe këshilltarë. Kompetenca e sinjaturës përcaktohet nga e drejta kanonike kishtare, kanuni 1603, 1604, 1612. 








All the contents on this site are copyrighted ©.