2015-04-28 17:15:00

Kardinali Sandri për vizitë në Irak nga 1 deri 5 maj


Prefekti i Kongregatës së Vatikanit për Kishat Lindore, kardinali Leonardo Sandri, do të shkojë në Irak nga data 1 deri më 5 maj. Kardinali – njofton l’Osservatore Romano – do të sjellë bekimin e Papa Françeskut, dhe mirënjohjen e mbështetjen autoriteteve për atë që janë duke bërë, në kontekstin e vështirë aktual të Vendit, ndaj të krishterëve, ndaj pakicave tjera dhe ndaj atyre njerëzve që vuajnë për shkak të dhunës.
Etapa e parë e vizitës së Prefektit të Kongregatës së Vatikanit për Kishat Lindore, do të jetë Bagdadi, ku kardinali do të kremtojë liturgjinë hyjnore në katedralen e kajdejve dhe do të takojë refugjatët e strehuar pranë disa institucioneve kishtare. Pas kryeqytetit, kardinali Sandri do të transferohet në Erbil, në Kurdistanin irakian, ku do t’i bashkohet delegacionit të agjencive në mbledhjen organizuar nga veprat në ndihmë të Kishave Lindore (Roaco). Pastaj në program është edhe një etapë në Ankawa, me takime në selitë e siro-katolikëve të Marta Shmouna dhe në seminarin kaldej të Shën Pjetrit, ku janë të pranishëm të krishterët e pastrehë të luginës së Ninives, që kanë ikur nga sulmet e Isis. Së fundi, në program të vizitës së kardinalit Sandri është edhe një takim me bashkësinë assire në Duhoc.








All the contents on this site are copyrighted ©.