2015-04-28 18:57:00

Jubileu: ja faqja e internetit


U hap faqja e internetit kushtuar Jubileut të jashtëzakonshëm: www.iubilaeummisericordiae.va është adresa. Viti Shenjt do të fillojë më 8 dhjetorin e ardhshëm, me hapjen e Portës Shenjte të Bazilikës së Shën Pjetrit, në Vatikan. I konsultueshëm në gjuhë të ndryshme: italisht, anglisht, frëngjisht, spanjisht, portugalisht e polonisht, portali paraqet në kryefaqe moton e Jubileut: “Të mëshirshëm si Ati”, shoqëruar nga stema papnore e nga logoja e Këshillit Papnor për Ungjillëzimin e Ri të cilit Papa ia besoi organizimin e ngjarjes së madhe.

Përveç videove e fotove lidhur me kremtimin e shpalljes së Jubileut, më 13 marsin e kaluar, në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe botimit të Bulës Jubilare, më 11 prillin e kaluar, në faqen e internetit mund të lexohen edhe fjalimet e shqiptuara nga Papa Françesku në të dyja rastet. Së fundi faqja e internetit të lidh (link) drejtpërdrejtë me rrjetet shoqërore si Twitter e Facebook dhe të krijon mundësinë të njihesh me lajmet, shërbimet  e Radio Vatikanit e të Osservatore Romanos, si për përgatitjen e Jubileut, ashtu edhe për aktualitetin e Kishës në botë.  








All the contents on this site are copyrighted ©.