2015-04-28 18:11:00

Imzot Sorondo: Enciklika e Papës mbi mjedisin është gati


Kancelari i Akademisë Papnore të Shkencave, imzot Marcelo Sanchez Sorondo, flet në mikrofon të Radio Vatikanit për përfundimin e Enciklikës së Papa Françeskut kushtuar temave të mjedisit dhe për botimin e saj të shpejt – në fund të majin apo në fillim të qershorit  - posa të përfundon puna e përkthimit në gjuhë tjera: “Papa tha sot në mëngjes se Enciklika është gati, se janë duke u bërë përkthimet dhe sipas gjasave do të jetë gati në fund të majit apo në fillim të qershorit”.
 Ban Ki-moon, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, ka shpreh mirënjohjen e tij për këtë.....
Natyrisht është shumë i kënaqur. Edhe ky Metting, që u mbajt, në të vërtetë, ishte për të mbështetur Enciklikën, në mënyrë të veçantë disa argumente specifike shkencore që natyrisht Enciklika nuk t’i trajtojë në atë përmasë sepse ajo ka një stil baritor. Prandaj, kemi dy aspekte: njëri është ai që vjen nga Bibla, sipas së cilës njeriu është rojtar i mjedisit, mbrojtës i natyrës, në kuptimin që duhet ta zhvillojë natyrën në një mënyrë të realizueshme e të qëndrueshme, siç themi sot. E pohonte këtë edhe Papa Pali VI në Populorum Progressio. Kjo do të thotë të përfshish aspektet sociale, do të thotë një agrikulturë që u përgjigjet nevojave konkrete të ushqimit të njerëzve e do të thotë shumëçka tjetër. Kështu, nga njëra anë kemi njeriun që është rojtar i Krijimit, që trajton ambientin në një mënyrë të drejtë e në respekt dhe sipas një zhvillimi të qëndrueshëm e të mundshëm, e në anën tjetër, kemi gjendjen e Tokës, e situatën e Tokës pikërisht ashtu siç përshkruhet kryesisht nga shkencat natyrore e nga shkencat sociale. Prandaj, ne mendojmë se Enciklika e Papës do t’i trajtojë këto dy tema”, përfundon Kancelari i Akademisë Papnore të Shkencave.








All the contents on this site are copyrighted ©.