2015-04-28 12:11:00

App për Biblën nga Shtëpia Botuese e Vatikanit


Shtëpia Botuese e Vatikanit ka krijuar një aplikim për smartphone, me të cilën ka ndërmend të hapë një garë miqësore në Facebook për njohjen e Biblës. Aplikimi “Build your Bible app for youth” është në anglisht e në spanjisht e u paraqit sot, 28 prill, në orën 17.30, në Sallën Shën Piu X në rrugën e Pajtimit, para Vatikanit. Është fjala për një lojë interaktive, që mund të përfshijë individë e familje. Sa më shumë njihet Bibla, aq më lehtë lojtarët ecin përpara në nivele gjithnjë e më të larta, duke ndërtuar një Bibël personale, përmes përfshirjes së gjithnjë e më shumë librave. Aplikacioni përmban edhe material shtesë, si lutjet kryesore të Kishës Katolike dhe reflektime për Lectio divina.

         Katalogu i botimeve biblike të Shtëpisë Botuese të Vatikanit, që përdoret në këtë aplikim për smartphone, përmbledh 155 vepra, të renditura kronologjikisht, botuar që nga viti 1926 – vit i themelimit të LEV – e deri më sot. Një rrugë, që fillon me Librin e Zanafillës, vëllim i parë i “Bibla Sacra, iuxta latinam Vulgatam versionem”, dalë nga shtypi në vitin 1926, deri tek “Bibla Shenjte – Tekst dygjuhësh latinisht-italisht”, botuar në vitin 2015, nën kujdesin e imzot Fortunato Frezza-s.








All the contents on this site are copyrighted ©.