2015-04-27 13:49:00

Takim i përzemërt i Papës me Kryerabinin


Sipas një note të zëdhënësit të Bashkësisë Hebraike të Romës, Fabio Perugia: “Sot paradite Kryerabini i Romës, Riccardo Di Segni, i shoqëruar nga profesor Gavriel Levi, u prit nga Papa Françesku në Vatikan. Kryerabini do të takohej me Papën javën e kaluar, së bashku me delegacionin e Rabinëve Evropianë, por e shtyu  vizitën për shkak të vdekjes së paraardhësit, Rabinit Elio Toaff.

Takimi i sotëm i Kryerabinit me Papën ishte i përzemërt. U prekën tema me rëndësi, nga problemet shoqërore, që shqetësojnë Evropën, tek ato të emigracionit ndërmjet kontinenteve dhe emergjencës shëndetësore. Kryerabini dhe Papa shkëmbyen mendime për angazhimin e feve në këtë drejtim dhe për projektet e ardhshme të bashkëpunimit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.