Nën kujdesin e Zyrës së Kryeministrit dhe me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në
Kosovë, sot dhe nesër do të zhvilloj punimet tryeza për Parandalimin e Ekstremizmit
të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm.
Këshilltari për Siguri Nacionale i Kryeministrit, Edon Myftari, hapi forumin duke
falënderuar pjesëmarrësit, përfaqësuesit e bashkësive fetare, organizatat ndërkombëtare
dhe misionet diplomatike, institucionet vendore, etj.
Myftari theksoi që fenomeni i terrorizmit dhe radikalizmi kanë prekur Kosovën si çdo
vend tjetër në botë dhe se në këtë kontekst, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë
për prioritet nacional hartimin e një strategjie që parandalon ekstremizmin dhe radikalizmin.
“Për të arritur sukses do të nevojitet bashkëpunim i ngushtë i të gjithë aktorëve,
si atyre të sigurisë si policia dhe inteligjenca, po ashtu edhe i shoqërisë civile,
mediave, dhe të gjitha bashkësive fetare në vend. Qeveria e Republikës së Kosovës,
është e përkushtuar që të jetë në një hap me aleatët e saj si SHBA-të dhe BE-ja në
luftën ndaj këtij fenomeni negativ dhe destruktiv sepse edhe prioritet ka sigurinë
nacionale dhe sundimin e ligjit në përgjithësi”, u shpreh Myftari. Prishtinë, 27 prill
2014 nga Qendra për Informim e Kosovës
All the contents on this site are copyrighted ©. |