2015-04-24 17:54:00

Të krishterët në Lindjen e Mesme, në bisedimet e Papës me presidentin çek


Papa Françesku priti sot në audiencë, në Pallatin Apostolik, presidentin e Republikës Çeke, Miloš Zeman, i cili më pas u takua edhe me imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

“Gjatë bisedimeve të përzemërta, zhvilluar me rastin e 25-vjetorit të rifillimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së asokoshme Federative Çeke e Sllovake, më 19 prill 1990, njofton Salla vatikanse e Shtypit, u ripohua vullneti i përbashkët për t’i forcuar më tej lidhjet si dhe për t’i përfunduar bisedimet për nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe. U shpreh edhe dëshira për ta zhvilluar më tej bashkëpunimin Kishë e Shtet në sektorët me interes të përbashkët, posaçërisht në fushën kulturore, edukative e shoqërore, në dobi të mbarë Kombit. Në vijim të bisedës, u kujtuan posaçërisht rrethanat e sotme ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë mbi situatën e të krishterëve dhe të pakicave të tjera në Lindjen e Mesme”.








All the contents on this site are copyrighted ©.