2015-04-24 14:05:00

Debat në OKB – liderët fetarë: vullnet i qartë për dialog


Lindja e një Komiteti të përhershëm këshillues në selinë e OKB-së besuar liderëve fetarë. Ky është një nga propozimet që bënë të mërkurën e kaluar pranë Pallatit të Qelqtë të Nju Jorkut në përfundim të një debati kërkuar nga 193 Shtete anëtare me 15 liderë fetarë, ndër të cilët ishte edhe presidentja e lëvizjes kishtare të Fokolarinëve Maria Voce. Tema e konfrontimi: toleranca e pajtimi për ta mposhtur ekstremizmin e dhunshëm.
Rezultatet e debatit do të përplotësohen me përmbajtje nga axhenda për zhvillim në program pas 2015-tës . Nga ky debat doli në pah vullneti i të gjithëve për të ndryshuar sjelljet, qëndrimet e për të pasur një dialog të vërtetë, një dëgjim të sinqertë e respektin ndaj të gjithëve. Për të arritur këtë, duhen gjetur strategji që mundësojnë takimin ndërmjet palëve të ndryshme fetare e etnike, që krijon mikpritjen e tjetrin për të ndërtuar së bashku një paqe më të qëndrueshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.