2015-04-23 14:32:00

Drejtësi e paqe në Evropë: BE-ja të mbrojë lirinë fetare


Të përfshihet liria fetare në përparësitë politike të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut: kjo është kërkesa e imzot Jean-Claude Hollerich, kryeipeshkëv i Luksemburgut e kreu i Konferencës Drejtësi e Paqe Evropa. Prelati u takua në Bruksel me përfaqësuesin e veçantë evropian për të drejtat e njeriut, Stavros Lambrinidis, në kuadrin e rishikimit të planit të veprimit të Bashkimit Evropian  për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

         Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të persekutimit të të krishterëve dhe të pakicave të tjera fetare në botë, imzot Hollerich tërhoqi vëmendjen ndaj prirjes për ta lënë mënjanë të drejtën e lirisë së fesë, duke e konsideruar atë, thjesht si një nga përbërëset e së drejtës për lirinë e shprehjes. Duke kërkuar impenjimin më të madh evropian në këtë drejtim, ipeshkvi vuri theksin në politikat edukative, si mjet i frytshëm për të kundërshtuar ekstremizmin dhe dhunën fetare.

         Konferenca kishtare evropiane “Drejtësi e Paqe” përfshin 31 përfaqësues nga Komisionet vendore, që punojnë për promovimin e dinjitetit njerëzor, sipas Doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.








All the contents on this site are copyrighted ©.