Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

“L’Osservatore Romano”: është Çbashkim Evropian, jo Bashkim

Ndihma e parë pë emigrantët në Kanalin e Sicilisë - ANSA

22/04/2015 12:37

Ndërsa “fluksi i emigrantëve të dëshpëruar, në ikje nga Afrika nuk ndalet” dhe “një tjetër barkë, mbushur deri ku s’mban më, me së paku 700 vetë brenda, shihet dhe ndihmohet në detin para Kalabrisë”, Bashkimi Evropian “e ka të vështirë të gjejë një strategji të përbashkët për t’iu përgjigjur trafikut të njerëzve”. Kështu shkruan gazeta e Vatikanit “L’Osservatore Romano”, që duke folur për dramat e Mesdheut, nuk heziton ta quajë integrimin e shteteve të Evropës “Çbashkim Evropian”.

         Gazeta u bën jehonë fjalëve të presidentit italian dhe thirrjeve të vazhdueshme për përfshirjen e Evropës në ndihmën e shpëtimin e emigrantëve nga “govatat” e detit, të cilat vazhdojnë të drejtohen për në brigjet e Italisë, ku një ushtri e tërë me vullnetarë dhe personel institucional i pret, i ushqen e i vesh, pa ditur ku t’i çojë e si t’i trajtojë. Evropa, vë në dukje “L’Osservatore Romano”, deri tani, bën sehir.

         Gazeta shpreh zhgënjimin për mbledhjen e ministrave të jashtëm e atyre të brendshëm në Luksemburg, gjatë së cilës “nuk u vendos asnjë masë konkrete për përforcimin e menjëhershëm të ndihmës së parë. I vetmi rezultat i vërtetë i takimit luksemburgez – shkruhet në artikull – ishte miratimi i një plani të përgjithshëm, në të cilin, përforcimi me mjete ekonomike e financiare i Frontex-it, agjencisë së BE-së për kontrollin e kufijve, duket akoma i kufizuar. Bëhet kështu themelore – përfundon gazeta vatikanase – mbledhja e së enjtes, kur, me nismën e Italisë, do të takohen krerët e shteteve e të qeverive, me shpresën e gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta, të frytshme për të përballuar emergjencën”.

22/04/2015 12:37