2015-04-21 11:40:00

Në muajin korrik Papa Françesku viziton Ekuadorin, Bolivinë e Paraguain


Papa Françesku më 8 korrikun e ardhshëm do të shkojë në La Paz, në Bolivi, për një vizitë tre ditore në këtë Vend. Kështu njoftojnë mediat boliviane, duke saktësuar se vizita e gjatë e Papa Françeskut në Amerikën Jugore do të nisë në Ekuador më 6 korrik, ku do të qëndrojë deri më datën 8 korrik, ndërsa pas Bolivisë, më 10 korrik, Ati i Shenjtë Bergoglio do të shkojë në Paraguai, për t’u kthyer pastaj në Vatikan më 12 korrik.
Javën e kaluar, Javier Rscalier, sekretari për Kulturë pranë kryetarit të bashkisë së La Paz, bëri të ditur se Papa, pasi të mbërri në aeroportin El Alto, që ka një lartësi mase 4 mijë metra mbi nivelin e detit, do të shkojë në qendër të La Paz, ku do të kremtojë Meshën në Katedralen Metropolitane.
“Papa Françesku – njofton agjencia Fides – do të jetë në La Paz vetëm gjashtë orë, e gjatë këtij harku kohor do të vizitojë qendrën historike, më pas do të shkojë në Nunciaturën Apostolike” para se të niset drejt “plaza Murillo” për kremtimin e Meshës në Katedrale.








All the contents on this site are copyrighted ©.