2015-04-21 18:06:00

Avancimi xhihadistëve në realitetin e pasiguritë të Libisë


Në një situatë tejet të rëndë, të paqëndrueshme dhe të padurueshme që mbretëron në Libi, së cilës bashkësia ndërkombëtare ende nuk arrin t’i japë një përgjigje të duhur, gjithnjë më shumë po futen formacione xhihadiste të lidhura me të ashtu quajturin Shtetin islamik. “Është qartë se gjendja është gjithnjë e më e padurueshme e kritike, edhe për pasoja të rënda humanitare që shkakton” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, duke folur për “shqetësimet” që ka Administrata e SHBA-së e duke ripohuar nevojën e një zgjidhjeje diplomatike. Gjendjen e tensionuar në Libi e tregon edhe atentati i natës së kaluar kundër ambasadës spanjolle në Tripoli. Një bombë shpërtheu kundër murit të oborrit të ndërtesës diplomatike duke shkaktuar dëme materiale ambasadës e ndërtesa të afërta, përveç automjeteve që ishin të parkuara në zonë, por pa shkaktuar viktima njerëzore.








All the contents on this site are copyrighted ©.