2015-04-21 17:24:00

21 prilli ditëlindja e qytetit të Romës


Duke shfletuar kalendarin historinë e lashtësisë, ndalemi sot tek ditëlindja e Romës. Sipas të dhënave që njihen, qyteti i Romës u themelua më 21 prill të vitit 753 para Krishtit . U desh një nga dijetarët më të mëdhenj romak, Marco Terencio Varrone, për t’i dhuruar kryeqytetit një datëlindje. Qe ia që ftoi Lucio Taruzio-n, matematikan, specialist në astronomi, studiues edhe në lëvizjet e yjeve, të gjente ditën kur kishte lindur Roma. Nga llogaritë e bëra, u arrit në përfundimin se qyteti ishte themeluar në ditën e 11-të para kalendave të majit, domethënë me 21 prill. Kjo datë u konfirmua edhe nga shkrimtari grek, Plutarku dhe u miratua nga historiografët më të njohur si Plini e Taciti. Në këtë ditë të vitit753 para Krishtit, mbi kodrën Palatine, Romuli themeloi Qytetin e Amshuar, të cilit i dha emrin e vet. Është një datë më shumë legjendare sesa historike, sepse tepër larg nga ditët tona. Gjithsesi, duke respektuar traditën, Roma vijon prej shekujsh ta kremtojë ditëlindjen e vet çdo 21 prill. Ditëlindja e Romës nisi të festohej nga banorët e saj që në botën antike me një festë të quajtur “Palilia”, në nderim të perëndeshës së pjellorisë Pale, që mbronte fenondimin e grigjëve. Me historinë e lashtë, pasurinë historike e artistike që ka, Roma qe qytet i madh e madhështor gjatë sundimit të perandorisë romake, që kur njihet si ‘caput mundi’ e që u bë edhe më i madh me praninë e papatit; Roma, në të cilën, siç shkroi Dante Aligheri “Krishti është romak!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.