2015-04-20 14:41:00

Tragjedi në Kanalin e Sicilisë. Ndoshta, 950 vetë në barkë


Hekatombë e paparë. Viktimat mund të jenë 700, por bilanci i tragjedisë së emigracionit në Kanalin e Sicilisë, ku dje u mbyt një barkë me gjithë ç’kishte sipër, mund të jetë edhe më i lartë. Njëri nga 28 të mbijetuarit tregoi se kanë hipur fillimisht rreth 950 vetë, ndër të cilët 200 gra e 50 fëmijë.

         Në vendin e mbytjes së emigrantëve mbeten vetëm nafta e mbeturinat, por çastet tragjike të përjetuara, janë fiksuar një herë e përgjithmonë në mendjet e të mbijetuarve. Një i ri nga Bangladeshi tregon se barka është nisur nga një port i Libisë, rreth 50 km larg nga Tripoli. Ata, që kishin paguar më pak, si gratë e fëmijët, i kishin vendosur në vendet më të këqia, si stiva. Në çastin e mbytjes së barkës, këtyre njerëzve, më të dëshpëruarit ndër të dëshpëruar, iu pengua dalja. Ajo e Mesdheut, komentoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, është bërë udha më vdekjeprurëse e botës. Nevojitet përgjigjja globale dhe kolektive e bashkësisë ndërkombëtare. Sot, tema e emigracionit diskutohet në Këshillin e Jashtëm të Bashkimit Evropian.








All the contents on this site are copyrighted ©.