2015-04-18 12:22:00

Ndërroi jetë, në Shkodër, atë Kostandin Pistulli OFM


Ndërroi jetë, në Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit, në Shkodër, “dekani” i Fretërve të Vegjël, atë Kostandin Pistulli, i fundmi i një breznie të lumnueshme, që pa lulëzimin, rrënimin e rikthimin e fretërve të vegjël në kuvendin e vjetër, ku jetuan, meshuan e krijuan aradhe personalitetesh të Kishës e të kulturës shqiptare. Ishte kujtesa e gjallë e tyre. Shtatlartë, me kujtesë të freskët deri në ditët e fundme të jetës, ai dukej si monument kujtese në mjediset e kuvendit të lashtë, ku  çdo gur ka një histori për të treguar. Por, për figurën e fratit të fundit të breznisë së para diktaturës, salikimet dhe varrimin, të dëgjojmë shërbimin e Jolanda Babës, nga Shkodra:








All the contents on this site are copyrighted ©.