2015-04-17 18:51:00

Irak: Is shkatërron varrezën më të vjetër kristiane të Mosulit


Milicët e Shtetit të vetëshpallur Islamik (Is) të cilët që nga qershori i kaluar kontrollojnë Mosulin, e shkatërruan edhe varrezën më të lashtë kristiane të qytetit, duke botuar në internet fotot e lapidarëve e të kryqeve të thyer, si prova dokumentare të fushatës, që synon “t’i çrrënjosë simbolet pagane”. Fotot e varrezave të dhunuara u botuan në një mori faqesh xhihadiste të internetit.

Varreza, njofton agjencia Fides, ndodhet pranë Katedrales, kushtuar Shën Tomës Apostull. Në të kishte edhe shumë varre të të krishterëve të vrarë gjatë luftës Irak-Iran në vitin ‘80.








All the contents on this site are copyrighted ©.