2015-04-15 18:59:00

Takim i kryetarëve të Kishave katolike të jug-lindjes së Evropës në Bukuresht


Takim i kryetarëve të Konferencave ipeshkëvnore të Vendeve të Jug-Lindjes së Evropës në Bukuresht, nga 17 deri më 21 prill, ku marrin pjesë kryetarët e Konferencave ipeshkëvnore katolike të Shqipërisë, Bosnjës-Hercegovinës, Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Turqisë, kryeipeshkvi i Qipros për Maronitët dhe kryetari i Konferencës ipeshkëvnore ndërkombëtare Shën Cirili e Metodi (që përfshinë Maqedoninë, Kosovën, Serbinë e Malin e Zi).
Kisha katolike në të gjitha këto Shtete ka një element të përbashkët, atë të qenurit komunitet kishtar pakicë. Në shumë prej këtyre vendeve, Kisha katolike kanë pësuar për një kohë të gjatë një represion të ashpër e sistematik nga regjimet totalitare. Pastaj Kishat në këto Shtete, kanë të përbashkët edhe shumë çështje e sfida tjera në fushën e veprimtarisë së ungjillëzimit e asaj baritore, siç është rritja e shpejt e shekullarizimit të shoqërive, e si pasojë edhe e besimtarëve të tyre, çështjet juridike e administrative dhe marrëdhëniet Kishë-Shtet. Po kujtojmë se Kishën katolike të Shqipërisë do ta përfaqësojë kryetari i Konferencës së Ipeshkvijve Katolikë të vendit, imzot Angelo Massafra, kryeipeshkëv i Shkodër-Pultit. Ndërsa Konferencën Ndërkombëtare të Shën Cirilit e Metodit, kryetari i saj, imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv i Tivarit .








All the contents on this site are copyrighted ©.