2015-04-15 18:27:00

Mali: një kamikazë kundër bazës OKB-së, 3 civilë të vdekur e 9 ushtarë në gjendje të rëndë


Së paku 3 të vdekur e 16 persona tjerë të plagosur, mes tyre 9 ushtarë ndërkombëtarë janë në gjendje të rëndë. Ky është bilanci i përkohshëm i një sulmi vetëvrasës kundër kampit të OKB-së në veri-lindje të Malit: njofton zëdhënësi i Misionit të OKB-së në Vendin afrikan, Olivier Salgado. Njerëzit e vrarë janë të gjithë civilë, ndërsa ushtarët ndërkombëtarë peacekeeper të goditur, thuhet se janë me kombësi nigeriane. Atentatori që drejtonte autobombën, tentoi të hynte me forcë në derën e bazës ushtarake në Ansongo, qytezë mbi lumin Niger, afër 90 km në jug-lindje të Gao. Atentatori është qëlluar me armë zjarri e autobomba shpërtheu menjëherë në ajër.








All the contents on this site are copyrighted ©.