2015-04-15 13:51:00

Jemen: rezoluta e OKB-së kundër dhunës Houthi


Mbarimi i dhunës, tërheqja nga zonat e pushtuara, duke përfshirë edhe kryeqytetin Sana, embargoja e armëve. Këto janë disa masa të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që miratua për ndeshjet në Jemen, e cila u imponohet milicëve Houthi. Teksti i Pallatit të Qelqtë, që u miratua me 14 vota në favor e një abstenim, Rusia, dhe vuri në listë të zezë Ahmed Saleh, djalin e ish presidentit Ali Abdullah Saleh, e liderët e Houth-ëve, për të cilët hyri në fuqi ndalimi i udhëtimeve dhe bllokimi i të mirave. Parashikohet pastaj edhe embargoja e armëve për luftëtarët që, është shkruar në OKB, duhet të heqin dorë nga çfarëdo lloj provokimi apo kërcënimi ndaj Shteteve fqinje. Por në terren milicët kanë pushtuar vendburimin e gazit në Belhaf, në gjirin e Adenit, të vetmin burim që ka vendi, duke shkaktuar bllokimin e të gjitha ndërhyrjeve. Irani – i akuzuar nga Arabia Saudite për mbështetje të ushtarëve shiitë Houthi – ka përgatitur për Jemenin një plan paqeje në disa pika: përveç ndihmave humanitare e dialogut ndërmjet  palëve, hipnotizohet edhe formimi i një qeverie dhe fundi i bombardimeve nga ana e koalicionit të Vendeve arabe, me udhëheqje sunite. Vetëm dje, bombardimet kanë shkaktuar së paku 55 viktima. Komisari i lartë i OKB-së për të Drejtat Njerëzore, Zeid Ra’ad Al Hussein, ka nisur hetimet mbi të gjitha viktimat civile të këtij konflikti. Nga ana tyre, luftëtarët Houthi në Jemen kanë dënuar embargon e armëve, që ka vënë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara kundër tyre. Komiteti Revolucionar Suprem i Hiuthi ka bërë thirrje për protesta kundër “agresionit” të OKB-së. Luftëtarët Houthi, të mbështetur nga Irani, kanë avancuar në gjithë territorin e Jemenit. Kjo ka nxitur formimin e një koalicioni, të udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili është duke kryer sulme ajrore kundër tyre.








All the contents on this site are copyrighted ©.