2015-04-01 11:13:00

Më 1 prill kalendari kujton Shën Ugon, ipeshkëv


Më 1 prill nga kalendari kishtar përkujtohet Shën Ugo nga Grenoble, bir i një konti nga Delfinato, lindi më 1053. Pasi kreu studimet në Valence e në Reims në shkollën e Ikmaros e të Shën Brunos, posa mbushi 27 vjeç emërohet nga Papa Gregori VII ipeshkëv i Grenoblit e këtu shërbeu si ipeshkëv për 52 vjet, edhe kundër vullnetit të tij, sepse disa herë pati dhënë dorëheqjen e provuar të tërhiqej nga misioni ipeshkëvnor. I nderuar nga Bernardi i Chiaravalle-s, që shpesh kalonte bjeshkët për ta vizituar, konsultohej nga princat e Savojës,  i dashur nga meshtarët, Ugo nuk e ndjente veten të përshtatshëm për drejtimin e dioqezës e për këtë arsye shpesh herë i pati kërkuar Papës mundësinë të tërhiqej në jetën murgarë në manastirin në Grande Certosa. Papa nuk e pranoi dorëheqjen e tij dhe sërish e dërgoi në selinë e tij episkopale. Ugo i bindet Papës, kthehet në Grenoble ku vdes, pak muaj më vonë, i rrethuar nga miqtë e tij certosianë. Është viti 1132. Dy vjet më vonë emri tij gjendet i shënuar në librin e artë të shenjtorëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.