2015-03-31 13:03:00

Më 30 prill, Papa takon nxënësit e Institutit Massimo


Të enjten, më 30 prill, në mesditë, familjet, nxënësit dhe personeli i Institutit Massimo në Romë, drejtuar nga jezuitët, do të takohen me Papën Françesku. Lajmin e jep në Twitter, rektori i shkollës, atë Giovanni La Manna.

         Takimi bëhet në kuadrin e audiencës së Atit të Shenjtë me Bashkësitë e Jetës së Krishterë – Lidhja Misionare e Studentëve (CVX-LMS). Papa Bergoljo i ka takuar edhe një herë tjetër nxënësit, në qershor të vitit 2013.








All the contents on this site are copyrighted ©.