2015-03-29 16:41:00

Papa: të krishterët e persekutuar janë martirët e ditëve tona


 Në Lutjen e Engjëllit të Tënzot, mendimi i Papës shkoi tek të krishterët e persekutuar në të katër anët e botës. “Të mendojmë, theksoi, për të gjithë ata që, për shkak të qëndrimit besnik ndaj Ungjillit, diskriminohen, duke e paguar shpesh edhe me jetë këtë besnikëri. Të mendojmë për vëllezërit e motrat tona të persekutuara, vetëm e vetëm pse janë të krishterë: janë shumë! Nuk e mohojnë Jezusin e i mbartin me dinjitet fyerjet e poshtërimet. E ndjekin Zotin në rrugën e Tij”.

Kujtoi, kështu, të krishterët e persekutuar në Tokën Shenjte, në vise të tjera të Lindjes së Mesme e në Afrikë,  të pranishëm edhe në homelinë e mbajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, për të Dielën e Larit: “Mund të flasim për një turmë të vërtetë dëshmitarësh: janë martirët e ditëve tona”- shtoi, duke cituar Shkrimin Shenjt.








All the contents on this site are copyrighted ©.