2015-03-29 13:42:00

Engjëlli i Tënzot: Papa kujton viktimat e avionit dhe DBR-në


Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi viktimat e aksidentit ajror të së martës së kaluar, ndërmjet të cilave, edhe një grup të rinjsh gjermanë. Më pas një përshëndetje tejet e përzemërt drejtuar gjithë të rinjve  të botës, në Ditën dioqezane të rinisë, shoqëruar me ftesën për t’u takuar në Krakov, më 2016, për Ditën Botërore. Pa harruar se Krakovi është vendlindja e Shën Gjon Palit II, nismëtar i Ditëve Botërore të Rinisë, e edhe temën: “Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse do të shohin Hyjin”(Mt 5,8):

“Përshtatet mirë me Vitin Shenjt të Mëshirës. Lëreni Atin t’ju mbushë me dhimbsurinë e Tij, për ta përhapur, pastaj, kudo rreth jush”.

Në lutjen drejtuar Marisë, ftesa për ta jetuar me fe Javën e Madhe, duke kujtuar se edhe Ajo ishte e pranishme kur Jezusi hyri në Jeruzalem, i brohoritur nga turma: po zemra e saj, ashtu si ajo e të Birit, ishte gati për flijim.

Mijëra njerëz, të pranishëm sot në Sheshin e Shën Pjetrit, që, i veshur me blerimin e ullinjve e me lulet e para të pranverës, të kujtonte Jeruzalemin në festë. Duke ngjallur mendime e emocione të thella, në këtë ditë që i flet zemrës njerëzore me gjuhën e misterit më të madh: atij të vdekjes e të ringjalljes!








All the contents on this site are copyrighted ©.