2015-03-28 15:54:00

“Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve. Puna e pendimit


Në rubrikën e sotme “Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve, fjala e fundit e doracakut të Françeskut, që na përgatiti për udhën tonë kreshmore: Puna e pendimit. Për të vijuar me 5 fragmente të Udhës së Kryqit, shkëputur nga libri i sapobotuar i Papës, “Logjika e dashurisë”. Përmes tij, Françesku na drejton ftesën: “Ndihmojeni njeriun, që vuan. Kështu do të shëroni plagët tuaja!”.

Puna e pendimit, o Zoti im,

po më vjen keq me gjithë zemër

për të gjitha mëkatet që kam bërë,

pse kam humbur Parrizin

e kam merituar ferrin.

Por më fort se të kam fyer Ty,

o e mira e pambaruar, që aq fort më ke dashur.

Mëshirë, o Zot, më fal, o Zot,

po të jap fjalën

me ndihmë tënde,

 nuk do të fyej me asnjë mëkat!

Amen!








All the contents on this site are copyrighted ©.