2015-03-27 12:32:00

“Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve. Mëkatet kundër të afërmit


Pasi e pyetëm ndërgjegjën tonë ç’të keqe e edhe ç’të mirë kemi bërë ndaj Zotit, vijojmë me të afërmin e vetveten. Ky, argumenti i rubrikës së sotme “Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve.

Mëkatet ndaj të afërmit

A di të fal, të ngushëlloj, ta ndihmoj të afërmin?

A ia gjykoj pa mëshirë mendimet e fjalët?

A shpif, vjedh, përbuz të vegjlit e të pambrojturit?

A jam ziliqar, gjaknxehtë, i njëanshëm?

A kujdesem për të varfërit e të sëmurët?

A më vjen turp të shikoj korpin e tim vëllai e të sime motre?

A jam i ndershëm e i drejtë me të gjithë, apo mbështes kulturën e përbuzjes, të përjashtimit?

A kam nxitur kënd të bëjë keq, duke flakur gurin e duke fshehur dorën?

A e jetoj moralin bashkëshortor e familjar sipas mësimeve të Ungjillit?

Si i kryej detyrat e mia ndaj fëmijëve?

A i nderoj e i respektoj prindërit e mi?

A e kam refuzuar jetën e sapo zënë? E kam shuar dhuratën e jetës? Kam ndihmuar kënd për ta bërë këtë?

A e respektoj ambientin?

Ndaj vetetes

A jam pak i botës e pak i Krishtit?

A e teproj në të ngrënë, në të pirë, në duhan, në dëfrim?

A shqetësohem në tepri për shëndetin fizik e për pasuritë e mia?

Si e kaloj kohën? A jam përtac?

A bluaj hakmarrje e ushqej inate?

A jam zemërbutë, i përvujtë, paqedashës?

Në emisionin e së shtunës, Puna e pendimit.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.