2015-03-26 13:03:00

“Ruaje zemrën!”: me Papën, drejt Pashkëve. Rrëmimi i ndërgjegjes


“Ai që dëshiron të pajtohet me Zotin e me Kishën, duhet t’ia rrëfejë meshtarit të gjitha mëkatet e rënda, që nuk i ka rrëfyer akoma,  të cilat i kujtohen pasi ka rrëmuar ndërgjegjen deri në thellësi. Ndonëse nuk është e domosdoshme, Kisha këshillon të rrëfehen edhe mëkatet e lehta (KKK n.1493).

Rrëmimi i ndërgjegjes:

Para rrëfimit duhet ta pyesim ndërgjegjën tonë ç’të keqe e edhe ç’të mirë kemi bërë : ndaj Zotit, të afërmit e vetvetes.

Ndaj Zotit:

A i lutem Zotit vetëm kur kam nevojë?

 A marr pjesë në Meshën e së dielës e të festave të urdhëruara?

A e përfundoj ditën me uratë?

A e kam marrë emnin e TënZot, nëpër gojë kot? E atë të Zojës a të shenjtorëve?

A më vjen turp të dëshmoj hapas se jam i krishterë?

Çfarë bëj për t’u rritur shpirtërisht? Si? Kur?

A rebelohem përballë planeve të Zotit?

A më shkon mendja se Hyji duhet të bëjë vullnetin tim?

Këto, mëkatet ndaj Zotit.

Në emisionin e ardhshëm, mëkatet kundër të afërmit.

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.