2015-02-23 13:49:00

21 të krishterët e vrarë nga Isis, martirë për kalendarin kopt


U vranë, sepse dëshmuan fenë e krishterë: kështu tha patriarku i Kishës kopte ortodokse, Tauadros II, për 21 egjiptianët, të cilëve iu pre koka nga Isis në Libi. Emrat e tyre, lajmëroi patriarku, do të hyjnë në “Sinassario”, ekuivalenti lindor i martiriologut romak. Një procedurë, që siç shpjegohet në faqen e internetit Terrasanta.net, është e barazvlefshme me shpalljen e tyre shenjt në Kishën latine. Martirizimi i 21 besimtarëve do të kujtohet më 8 të Amshirit në kalendarin kopt (15 shkurt në kalendarin gregorian), festa e Paraqitjes së Krishtit në Tempull.

Shteti egjiptian mbështet familjarët e viktimave

         Ndërkaq, shteti është gati t’u japë familjeve të viktimave një pension mujor prej 1.500 stërlinash egjiptiane(rreth 172 euro), pak më shumë se pagesa minimale në vend, e cila është rreth 1.200 stërlina në muaj(rreth 138 euro). Emrat e 21 egjiptianëve të krishterë koptë, emigrantë në Libi, janë publikuar nga e përjavshmja “Watani”, organ shtypi i koptëve të Kajros.

Emrat e 21 të krishterëve koptë

         Ja si quahen martirët e rinj të Kishës ortodokse kopte: 1. Milad Makeen Zaky, 2. Abanoub Ayad Attiya, 3. Maged Soliman Shehata, 4. Youssef Shukry Younan, 5. Kyrillos Shukry Fawzy, 6. Bishoy Estefanous Kamel, 7. Samuel Estefanous Kamel, 8. Malak Ibrahim Sinout, 9. Tawadros Youssef Tawadros, 10. Girgis Milad Sinout, 11. Mina Fayez Aziz, 12. Hany Abdel-Messih Saleeb, 13. Bishoy Adel Khalaf, 14. Samuel Alham Wilson, 15. Ezzat Bishri Naseef, 16. Lucas Nagati, 17. Gaber Munir Adly, 18. Essam Baddar Samir, 19. Malak Farag Abram, 20. Sameh Salah Farouq, 21. Një punëtor, akoma i paidentifikuar, nga fshati al-Our








All the contents on this site are copyrighted ©.