2015-02-19 15:22:35

OKB-ja: zgjidhje politike në Libi. Italia, rol udhëheqës


OKB-ja vendosi të mos ndërhyjë ushtarakisht në Libi. Me këtë vendim përfundoi dje takimi i Këshillit të sigurimit, që zgjodhi vijën e rrugëzgjidhjes politike, me Italinë, gati për të marrë rolin udhëheqës në stabilizimine situatës.
Në Pallatin e Qelqit, pra, fitoi vija e butë. Orientimi është t’i lihet më shumë kohë ndërmjetësuesit të OKB-së, Bernardino Leon. Pikëmbështetje, këto ditë, do të jetë Italia që, ndërmjet tjerash, premton edhe angazhimin për rehabilitimin e institucioneve libike. Edhe Obama, i cili udhëhoqi dje, në Shtëpinë e Bardhë, një takim ndërkombëtar të rangut të lartë kundër ekstremizmit islamik, mendon se forca ushtarake nuk është e mjaftueshme: duhet kohë, theksoi, por kjo nuk na pengon ta shpartallojmë Is. Ndërsa Egjipti, pas goditjeve ajrore të këtyre ditëve, që arritën kulmin me sulmin e djeshëm tokësor në Derna, ngulmon mbi përdorimin e forcës kundër fundamentalistëve të Is, duke kërkuar që, të paktën, qeverisë së Tripolit t’i hiqet embargoja mbi armët.
Kairo kujton mundësinë e pranisë së kamikazeve në gomonet e emigrantëve, që nisen nga brigjet libike. Kërë rrezik e kujtojnë edhe mediat e Britanisë së Madhe, ku dje, në aeroportin londinez të Heathrow, u arrestua një grua e dyshmitë. Tani për tani nuk ka shenja të dukshme, që flasin për lidhjen e emigracionit me terrorizmin, siguron nga Washingtoni ministri italian i Punëve të Brendshme, Agelino Alfano.







All the contents on this site are copyrighted ©.