2015-02-16 15:02:54

Tmerr pa fund në Nigeri, vriten 16 fëmijë


Krim i ri i Boko Haram, në Nigeri. Një vajzë kamikaze masakroi disa fëmijë në Damaturu, verilindje e vendit, tronditur rëndë nga sulmet e integralistëve islamikë
Të varfra, fjalët, për ta përshkruar këtë krim të shëmtuar: një vajzë e re kamikaze, kapërcen kontrollet e hidhet në erë në një stacion autobusi, bashkë me një grup fëmijësh, që blinin lajthi, duke numëruar kacidhet që u kishin dhënë prindërit. Të paktën 16, trupat e coptuar.
Mendohet se pas vajzës fshihet grupi famëkeq Boko Haram, që vijon të rekrutojë gra kamikaze, sepse e kanë më pak të vështirë t’i fshehin lëndët shpërthyese nën veshjet e gjata, duke kapërcyer më lehtë kontrollet e policisë. 16 fëmijë, tjetër gjak që bërtet para Fronit të Zotit, në emër të të cilit kryhen këto shëmtime, që lypin gjyq hyjnor.








All the contents on this site are copyrighted ©.