Danimarkë: dy të vdekur në Kopenhagë, sulmohet kuvendimi kushtuar islamit dhe Sinagoga
Dy të vdekur e pesë të plagosur, ndërmjet të cilëve, dy policë, të plagosur njëri
në krah, tjetri në këmbë: ky është bilanci i dyfishtë i djeshëm, në Kopenhagë të Danimarkës,
ku pasdite u sulmua një kafene, në të cilën mbahej një kuvëndim kushtuar lirisë së
shprehjes e blasfemisë, e, natën, sinagoga. Vendi është në gjendje të plotë alarmi,
përballë këtyre akteve terroriste.Kështu fantazma e terrorizimit nisi të endet edhe
mbi Danimarkën, deri më sot, një nga vendet më të qeta të Evropës. Pas një nate në
ndjekje të autorëve, policia njoftoi se arriti të vrasë një të ri, që mendohet të
jetë arab e autor i të dy antentateve. “Do ta mbrojmë demokracinë tonë e nëse sulmohet
bashkësia hebraike, do të thotë se është goditur mbarë kombi ynë”- komentoi kryeministri
danez, Helle Thorning-Schmidt. Nuk e dimë pse, por me sa duket, duan ta godasin lirinë
tonë. Nuk është ndeshje ndërmjet Islamit e Perëndimit, ndërmjet myslimanëve e jo myslimanëve,
pohoi, e pas tij edhe reagimi i përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikën
e jashtme, Federica Mogherini, që deklaroi: “Askush nuk mund ta frikësojë Evropën”.
I menjëhershëm, solidariteti i presidentit izraelit, Netanyahu, që i ftoi hebrenjtë
e Evropës: “Mos harroni, Izraeli është shtëpia juaj”.