2015-01-30 11:49:22

Meksikë: dhimbja e Papës për vdekjen e dy fëmijëve e të infermieres


Papa shprehu dhimbjen e tij të thellë për viktimat e shpërthimit të një kamioni çisternë, para spitalit pediatrik në Qytetin e Meksikos. Në aksidentin e djeshëm humbën jetën dy fëmijë të sapolindur dhe një infermiere. Mëse 70, të plagosurit, pjesa më e madhe të cilëve, foshnje disajavëshe. Njëri prej tyre u nxorr i gjallë nga rrënojat e shkrumbuara.
Papa Françesku, përmes Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, i dërgoi një mesazh ngushëllimi kryeipeshkvit të Qytetit të Meksikos dhe në një tweet në spanjisht i fton të gjithë besimtarët të luten për viktimat dhe familjarët e tyre, që Zoti t’u japë paqe e forcë.







All the contents on this site are copyrighted ©.