Imzot Avgustini: katekizmi është formim në vlera shpirtërore
Këtë javë në Vatikan, pranë selisë së Këshillit Papnor për Promovimin e Ungjillëzimit
të Ri, u mbajt takimi dy ditor i Komisioneve ipeshkëvnore për Katekezë të Konferencave
Ipeshkëvnore Katolike të Evropës. Në takim, morën pjesë Eprorët e Këshillit Papnor,
Ipeshkvijtë presidentë të Komisioneve ipeshkëvnore dhe përgjegjësit kombëtar të zyrave
katekistike të Shqipërisë, Austrisë, Francës, Gjermanisë, Anglisë, Irlandës, Italisë,
Polonisë, Spanjës, Hungarisë, Çekisë, Sllovakisë, Danimarkës, Kroacisë e vendeve tjera.
Në punime mori pjesë edhe një përfaqësues i Konferencës ipeshkëvnore të Turqisë. Po
kështu ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Këshillit të Konferencave Ipeshkëvnore
Evropiane, imzot Djuro Hranic, Presidenti i Këshillit për Katekezë të Këshillit të
Konferencave Ipeshkëvnore Evropiane, dom Michel Remery e të tjerë. Në emër të
Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, mori pjesë ipeshkvi i Sapës, imzot
Lucjan Avgustini, si president i Komisionit të Kishës së Shqipërisë për Katekezë.
Me imzot Lucjan Avgustini, në mikrofonin e Radio Vatikanit, flasim
për këtë takim dhe katekezën e Kishës katolike në Shqipëri, që nga rënia e diktaturës
ateiste të komunizmit e deri më sot, puna e bërë e sfidat, ta dëgjojmë.........