Patriarkët e Lindjes: të ndalet terrorizmi, të ndihmohen refugjatët
Takim i patriarkëve dhe i krerëve të krishterë të Lindjes, që u mbajt në Bkerke, seli
e Patriarkatit libanez për të diskutuar mbi gjendjen e të krishterëve në Lindjen e
Mesme e për t’i kërkuar bashkësisë arabe e ndërkombëtare të mos e mbështesin terrorizmin,
të ndihmojnë refugjatët e të punojnë për kthimin e tyre në atdhe. U kërkua edhe impenjimi
për gjetjen e zgjidhjes së krizës izraelito-palestineze.
Gjendja e refugjatëve
sirianë Patriarku Beshara Raji tha se objektivi i mbledhjes është të njohë
më nga afër gjendjen e refugjatëve të krishterë e atë të besimtarëve, që kanë vendosur
të qëndrojnë në vendin e tyre, pavarësisht nga lufta e vështirësitë. Është urgjente,
tha ai, t’u garantohet atyre punë, shkollë për fëmijët, strehim, që të vazhdojnë të
qëndrojnë në vendin e tyre e të ruajnë traditën e misionin e tyre të krishterë.
Bashkësia
arabe e ajo ndërkombëtare të ndihmojnë refugjatët, jo terroristët Objektivi
tjetër është thirrja për bashkësinë arabe e atë ndërkombëtare, që të ndihmohen refugjatët,
me anë të ndërtimit të shtëpive, në mënyrë që të mund të kthehen në atdhe. Është e
nevojshme, nënvizoi Patriaku, t’i jepet fund luftës në Siri e në Irak me mjete paqësore,
përmes bisedimeve politike e dialogut serioz ndërmjet palëve, duke neutralizuar organizatat
terroriste. Kjo mund të arrihet nëse bashkësia arabe dhe ndërkombëtare nuk i mbështesin
më terroristët me financime e armë, duke mbyllur kufijtë, aty ku duhet penguar qarkullimi
i mercenarëve. Planet politike dhe ekonomike nuk i justifikojnë këto sulme të tmerrshme
kundër njerëzimit.
Të zgjidhet kriza izraelito-palestineze e arabo-izraelite Për
patriarkët e për krerët e krishterë është e nevojshme të punohet për të zgjidhur krizën
izraelito-palestineze, mbi bazën e formulës “dy popuj, dy shtete”, që do t’u jepte
mundësinë refugjatëve të ktheheshin në shtëpitë e tyre. “Është e qartë – pohoi patriarku
Raji – se dy konfliktet, ai izraelito-palestinez e ai izraelito-arab, janë në zanafillën
e fatkeqësive që përjetojmë në Lindjen e Mesme”.
Thirrje për lirimin e të
gjitha pengjeve Liderët e krishterë kërkojnë përpjekje më të mëdha nga qeveritë
dhe organizatat jo qeveritare në favor të refugjatëve. Gjithashtu, kërkojnë lirimin
e të gjitha pengjeve, civilë ose jo, ndër të cilët dy ipeshkvijtë, ai greko-ortodoks
i Halebit dhe ai siriako-ortodoks, që ndodhen në duart e grupeve fundamentalistëve
në Siri, prej dy vjetësh.
Mendim për Libanin Pati një mendim edhe
për gjendjen në Liban, që nga maji i kaluar pa president, ku grupet politike të krishtera
e myslimane, që bojkotojnë zgjedhjen.
Pjesëmarrësit në takim Në
takim morën pjesë partiraku greko-ortodoks, Youhanna Yazigi; patriarku siro-ortodoks,
Mar Aghatios Afram; patriarku greko-katolik, Gregorio III Laham; patriarku siro-katolik,
Mar Aghnatios Youssef III Younane; përfaqësuesi i Katolikosëve armenë të Cilicës,
Joseph Arnaout; ipeshkvi kaldeas i Libanit, Michel Kassargi; pastori Sélim Sahyoun,
kryetar i Këshillit të Lartë të bashkësisë ungjillore të Libanit e Sirisë; nunci apostolik
Gabriele Caccia; përfaqësues të ndryshëm të organizmave bamirëse katolike, ortodokse
dhe protestante.