2015-01-29 15:21:39

Papa: pas dusheve, për të pastrehët arrijnë edhe berberët


Pas ndërtimit të banjove e të dusheve, për të pastrehët, nën Kolonatin e Shën Pjetrit, Papa Françesku hap edhe një dyqan berberi. Këtu të pastrehët, që sillen rreth Vatikanit, mund të qethin flokët e të rruajnë mjekrat. Nisma, realizuar nga Lëmoshtaria e Apostolike, do të nisë më 16 shkurt, kur do të jenë gati edhe dushet. E kështu të pastrehët mund të dalin andej të larë, të rruar e të qethur. Berberët do të punojnë të hënave, sepse dita kur dyqanet e tyre janë të mbyllura. Kështu mund të bëjnë shërbim vullnetar në ditën e tyre të lirë. E janë të shumtë berberët vullnetarë, të gatshëm për t’iu kushtuar një vepre të tillë konkrete të bamirësisë. Kështu mjekroshët do të kenë një sallon të mirëfilltë, dhuratë e Papës.








All the contents on this site are copyrighted ©.