2015-01-28 11:59:11

Dy fjalë për jetëshkrimin e kardinajve të rinj: Imzot Charles Maung BO, S.D.B.


Imzot Charles Maung BO, S.D.B. (Çarl Maung Bo), Salezian i Dom Boskos, kryeipeshkëv i Yangon (Myanmar) lindi në Mohla, në kryedioqezën e Mandalay, më 29 tetor 1948.
U shugurua meshtar më 9 prill 1976.
Nga viti 1985 qe Prefekt Apostolik në Prefekturën e Lashio.
Më 7 korrik 1990, me ngritjen e prefekturës në Dioqezë, u emërua ipeshkëv i parë i Lashios dhe mori shugurimin ipeshkvnor më 16 dhjetor të të njëjtit vit.
Papa Gjon Pali II e emëroi, më 13 mars 1996, Ipeshkëv të Pathein.
Nga 15 maji 2003 është kryeipeshkëv Metropolit i Yangon.
Ishte kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Myanmar-it nga viti 2000 deri më 2006.







All the contents on this site are copyrighted ©.