2015-01-28 11:58:53

Chiara Lubich: hapet çështja e lumnimit. Papa: ndezi një dritë të re


Shembulli i nditshëm i jetës së Chiara Lubich na ndihmoftë t’i japim përgjigje të reja besnikërisë ndaj Krishtit. Këtë uron Papa Françesku në një mesazh, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, dërguar me rastin e hapjes së çështjes së lumnimit e të shenjtërimit të themelueses së Lëvizjes së Fokolarëve. Kremtimi, mbajtur në katedralen e Fraskatit, u kryesua nga ipeshkvi i qytezës laciale, imzot Raffaello Martinelli.
Papa Françesku: Chiara ndezi një ditë të re
Në mesazh, Papa Françesku nxit edhe që të punohet që populli i Hyjit t’i njohë jetën e veprimtarinë e Chiara Lubich që, duke e mirëpritur ftesën e Zotit, ndezi për Kishën një dritë të re mbi udhën drejt bashkimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.