2015-01-27 14:52:35

Mesazhi i Papës për Ditën e Paqes 2015 paraqitet edhe në Kosovë


Mesazhi i Papës për Ditën e Paqes 2015 paraqitet edhe në Kosovë. Të dëgjojmë informacionin e Mrikë Ibrajt nga Prishtina...RealAudioMP3

‘Jo më skllevër por vëllezër’, dihet se kjo është porosia e Papa Françeskut për vitin 2015, shpallur me 1 janar në Ditën Botërore të Paqes, drejtuar jo vetëm Kishës Katolike por mbarë njerëzimit. Në Kosovë, ky mesazh u shpalos me 26 janar në Rezidencën e Ipeshkvisë në Prishtinë. Se Kisha Katolike e Kosovës është e njohur gjithmonë për promovim paqeje në vend, ky fakt dihet, por për ta promovuar mesazhin e Papës në Kosovë këshilltari i lartë i myftiut të Kosovës, Vedat Sahiti, kjo është një vlerë që se gjenë tjetër kund, është një fakt i vlerësuar. ‘Sot kam një mision të vacantë, në një vend të vacantë për të përcjell një mesazh nga një personalitet shumë i vacantë Papa Françesku’, kështu nisi fjalën e tij Vedat Sahiti. Për vogëlsinë time, tha ai, kjo është sfidë e përgjegjësi dhe ndjehem i privilegjuar për besimin që më ka dhënë paria e Kishës, vëllëzërit e mi katolikë. Duke vlerësuar lartë figurën e Papa Françeskut dhe fjalën rrezatuese të tij në vizitat nëpër botë, Sahiti më pas u ndal në përmbajtjen e mesazhit të vitit 2015 duke thënë se, këtë mesazh e vlerëson lartë sepse Ati Shenjtë përçon mesazhin e vëllazërisë mes popujve në një kohë tepër të vështirë. Ai theksoi edhe aspektet filozofiko-teologjike dhe humane, që siç tha, Papa ka prekë pikat ontologjike dhe filozofike me një gjuhë shumë të drejtpërdrejtë dhe të kapshme që pranohen nga të gjithë duke kërkuar impenjim dhe realizim në jetësimin e harmonisë vëllazërore. ‘’Sot bota ka nevojë më shumë se kurrë, për këtë lidhje vëllazërie mes njerëzve’ theksoi Vedat Sahiti, i cili çmoi lartë përkthimin e mesazhit në gjuhën shqipe sepse siç tha, kisha përshtypjen se Papa direkt ju ka drejtuar popullit shqiptar.

Një tjetër kumtesë u paraqit nga shkrimtari e publicisti Prend Buzhala, me temën: ‘Shkrimtarët dhe mesazhi i paqes’. Në një fjalim të gjatë përmbajtësor, Buzhala tha edhe këtë se, shkrimtarët e të gjitha letërsive kudo në rruzullin tokësor, që krijojnë letërsi të mirëfilltë dhe që kanë formim estetik e etik, padyshim që, do ta nënshkruanin pa hezitim këtë mesazh Papnor me parafrazën, po ashtu, jashtëzakonisht domethënëse e kuptimplote "Jo më skllevër, por vëllezër", ani se mesazhi nuk u drejtohet krijuesve ekskluzivisht sepse dihet se ata dhe artistet, vetvetiu personifikojnë paqen, lirinë dhe drejtësinë njerëzore e shoqërore.

Lidhur me porosinë e Papës, në diskutim u inkuadruan edhe intelektualë të tjerë të cilët si piktakim kërkuan që të gjenden forma të ndryshme për të bërë ky mesazh jehonë më të madhe në popullin tonë në Kosovë.

Të pranishmit, në fund i përshëndeti Shkëlqesia e tij, Imzot Dodë Gjergji, duke thënë se me praninë tuaj, porosia e Papës zë fill këtu dhe është duke u jetësuar në realitet.







All the contents on this site are copyrighted ©.