2015-01-27 16:09:58

Auschwitz: kardinali Dziwisz kujton “britmën e viktimave”


Britma e viktimave “e mbytur me përdhunë të tmerrshme” u kujtua sot nga kardinali Stanislaw Dziwisz, kryeipeshkëv i Krakovit, gjatë litugjisë për kujtimin e viktimave të kampit nazist të përqendrimit e të shfarosjes të Auschwitz-Birkenau-t, 70 vjet pas lirimit nga ushtria e Kuqe, që përparonte drejt Berlinit. Në kremtim, përveç presidentit polak Bronislaw Komorowski dhe përfaqësuesve më të lartë të më se 40 vendeve, mori pjesë edhe një grup prej 400 vetësh, të shpëtuar nga shfarosja, që i kushtoi jetën një milion e 200mijë vetëve, 90% e të cilëve me origjinë hebreje.
Lutje ndërfetare dhe ekumenike
Kremtimi, njofton agjencia Sir, u pasua nga një çast lutjeje me frymë ndërfetare dhe ekumenike, që përfundoi me ndezjen e qirinjve në vendin e ekzekutimeve të të burgosurve nga nazistët. Manfred Deselaers, prift gjerman, i cili që nga viti 1995 punon pranë Qendrës së dialogut e të lutjes, tek porta e kampit, kujtoi fjalët e Papës Benedikti XVI, shqiptuar gjatë vizitës në Auschvitz: “Të shpresojmë se nga vendi i tmerrit mund të lindë e të rritet reflektimi konstruktiv e se kujtimi mund të ndihmojë për t’i bërë ballë së keqes e për të siguruar fitoren e së mirës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.