2015-01-24 17:12:37

Përmbytje në Malawi: 200 të vdekur, 130 mijë të shpërngulur. Thirrja e Papës


Mesazh solidariteti i Papës për Malawin, vend i Afrikës jugore, dëmtuar rëndë nga përmbytja më e madhe e historisë së tij, që ka shkaktuar deri tani më se 200 të vdekur. Papa, lexohet në mesazhin e nënshkruar nga kardinali Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së tij, drejtuar ipeshkvijve vendas, “siguron se lutet për viktimat, familjet e tyre dhe për gjithë ata, që u dëmtuan rëndë nga kjo katastrofë. Françesku uron që bashkësia ndërkombëtare t’i përgjigjet bujarisht e me fryt nevojave të njerëzve, që vuajnë".








All the contents on this site are copyrighted ©.